Veseli pret në zyrën e tij komandant Remin

20 janar 2019 | 12:30

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh edhe kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka pritur në takim ish-komandantin e UÇK-së në Zonën Operative të Llapit, Rrustem Mustafa-Remi.

Veseli ka thënë se Kosova nuk ka frikë nga drejtësia.

Sipas tij, UÇK-ja nga fillimi në fund, qëndroi dhe luftoi në anën e drejtësisë.

“Ishte kënaqësi të pres në zyrën time, bashkëluftëtarin dhe mikun tim Remin, pas kthimit të tij nga Haga. Qëndrimi i tij dinjitoz rreth ftesës nga Gjykata Speciale, është edhe një provë më shumë për luftën tonë të drejtë çlirimtare. Ne, nuk kemi frikë nga drejtësia, sepse UÇK, nga fillimi në fund, qëndroi dhe luftoi në anën e drejtësisë”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti EPIK nëpërmjet një komunikate për medie ka bërë me…