Veseli shkrep “selfie” me aktivistet e PDK-së në Gjilan

14 shtator 2019 | 21:27

Kandidati për kryeministër dhe lideri i PDK-së ka takuar të shtunën aktivistet e kësaj partie në Gjilan, me të cilat ka shkrepur edhe një “selfie”.

“I falënderova gratë dhe vajzat aktiviste të PDK-së në Gjilan që i janë bashkuar luftës sime kundër korrupsionit. Në mandatin e ardhshëm, PDK-ja do të vazhdojë që ta përmirësojë pozicionin e grave dhe vajzave në shoqëri duke rritur pjesëmarrjen e tyre në vendimmarrje”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.

“Ne do ta luftojmë pa kompromis nepotizmin në mënyrë që të hapin sa më shumë shanse të barabarta për rininë dhe gratë. Me paratë që do të kursejmë prej çrrënjosjes së korrupsionit ne do të financojmë më shumë politika të veçanta inkurajuese për të fuqizuar ekonomisht gratë”, ka shkruar Veseli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreu i Nismës Socialdemokrate dhe njëkohësisht kandidati për kryeministër nga…