Veseli takoi Grupin e Miqësisë Belgjikë-Kosovë 

21 nëntor 2018 | 20:22

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, në kuadër të vizitës në Bruksel, ka takuar sot Grupin e Miqësisë Belgjikë-Kosovë, të kryesuar nga David Geerts, zëvendëspresident i këtij grupi.

Kryeparlamentari Veseli i njoftoi senatorët belgë për reformat që po bënë Kosova në rrugën drejt integrimeve evropiane.

Në takim u diskutua për nevojën e vendimmarrjes së shpejtë nga ana e Këshillit të Ministrave të BE-së për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, pasi janë përmbushur të gjitha kriteret e kërkuara.

Në takim u diskutua po ashtu për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërparlamentar, ndërshtetëror, si dhe për rritjen e këmbimeve tregtare midis dy vendeve.

Veseli dhe senatorët belgë u pajtuan se grupet e miqësisë të të dyja parlamenteve mund të shërbejnë si ura të rëndësishme bashkëpunimi midis Kuvendit të Kosovës dhe Senatit të Belgjikës, ndër të tjera, për të bartur edhe përvojën parlamentare të këtij të fundit në punën e përditshme të Kuvendit të Kosovës. 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini i kërkoi…