Veseli u premton banorëve të lagjeve Mati dhe Kodra e Trimave legalizim të përshpejtuar

15 shtator 2019 | 12:53

Kryetari i PDK-së dhe kandidati për kryeministër, Kadri Veseli, ka takuar banorë të lagjeve Mati dhe Kodra e Trimave të cilët nuk kanë ende tituj ligjorë pronësie për pronën e tyre.

Ai ka treguar se si ta janë 350 000 në Kosovë që nuk kanë fletë poseduese duke mbajtur kështu jashtë qarkullimit të ekonomisë pothuaj 10 miliardë euro kapital të bllokuar.

Veseli ka premtuar se brenda dy vjetësh nëpërmjet legalizimit të përshpejtuar të gjithë këta qytetarë do kenë titullin ligjor të pronës së tyre nëse ajo nuk cenon interesin apo pronën publike.

Postimi i plotë i tij në “Facebook”:

Vizitova banorë të lagjeve Mati dhe Kodra e Trimave të cilët nuk kanë ende tituj ligjorë pronësie për pronën e tyre. Si ta janë 350 000 në Kosovë që nuk kanë fletë poseduese duke mbajtur kështu jashtë qarkullimit të ekonomisë pothuaj 10 miliardë euro kapital të bllokuar. Kjo situatë duhet të marrë fund dhe këta qytetarë duhet ta gëzojnë pronën tyre për të cilën kanë derdhur mund e djersë.

Mijëra qytetarë janë detyruar të ndërtojnë shtëpinë e tyre pa marrë leje sepse institucionet përkatëse nuk kanë qenë të afta që të bëjnë planifikime urbane e ofrojnë shërbime në përputhje me kërkesën e madhe në rritje për strehim. Mijëra të tjerë kanë blerë banesa në ndërtime të larta të ligjshme, paguajnë tatimin në pronë dhe ende prej vitesh nuk u është dhënë fleta poseduese prej burokratëve të papërgjegjshëm.

Prandaj brenda dy vjetësh nëpërmjet legalizimit të përshpejtuar të gjithë këta qytetarë do kenë titullin ligjor të pronës së tyre nëse ajo nuk cenon interesin apo pronën publike. Miliarda euro do të zhbllokohen ligjërisht e do mund të bëhen pjesë e ekonomisë sonë duke hapur dhjetra mijëra vende pune e duke ndërtuar një të ardhme më të mirë ekonomike për Kosovën.

Shpërndajeni këtë video nëse edhe ju pajtoheni që legalizimi duhet të ndodh sa më parë!

Legalizimi i përshpejtuar i ndërtesave pa leje

Vizitova banorë të lagjeve Mati dhe Kodra e Trimave të cilët nuk kanë ende tituj ligjorë pronësie për pronën e tyre. Si ta janë 350 000 në Kosovë që nuk kanë fletë poseduese duke mbajtur kështu jashtë qarkullimit të ekonomisë pothuaj 10 miliardë euro kapital të bllokuar. Kjo situatë duhet të marrë fund dhe këta qytetarë duhet ta gëzojnë pronën tyre për të cilën kanë derdhur mund e djersë. Mijëra qytetarë janë detyruar të ndërtojnë shtëpinë e tyre pa marrë leje sepse institucionet përkatëse nuk kanë qenë të afta që të bëjnë planifikime urbane e ofrojnë shërbime në përputhje me kërkesën e madhe në rritje për strehim. Mijëra të tjerë kanë blerë banesa në ndërtime të larta të ligjshme, paguajnë tatimin në pronë dhe ende prej vitesh nuk u është dhënë fleta poseduese prej burokratëve të papërgjegjshëm. Prandaj brenda dy vjetësh nëpërmjet legalizimit të përshpejtuar të gjithë këta qytetarë do kenë titullin ligjor të pronës së tyre nëse ajo nuk cenon interesin apo pronën publike. Miliarda euro do të zhbllokohen ligjërisht e do mund të bëhen pjesë e ekonomisë sonë duke hapur dhjetra mijëra vende pune e duke ndërtuar një të ardhme më të mirë ekonomike për Kosovën. Shpërndajeni këtë video nëse edhe ju pajtoheni që legalizimi duhet të ndodh sa më parë!

Publiée par Kadri Veseli sur Dimanche 15 septembre 2019

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tetë persona të dyshuar janë arrestuar dje në Pejë për…