Vetëvendosje e ‘çon’ në polici Shpend Ahmetin

28 dhjetor 17:41

Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar të premten në Policinë e Kosovës informata për ish-bashkëpartiakun e tyre, Shpend Ahmeti.

Vetëvendosje është duke e akuzuar Shpend Ahmetin për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe konflikt interesi, pasi që përmes një vendimi i ka ndarë 60 mijë euro për festivalin “Sunny Hill”.

Sipas Vetëvendosjes, këtë vendim për ndarje të mjeteve, kryetari Ahmeti e ka arsyetuar me pagesën e këngëtarit me origjinë shqiptare, Action Bronson.

“Kohëve të fundit, kryetari ka filluar që paranë e qytetarëve të Prishtinës, ta shpërndajë si t’i teket. Kujtojmë se kjo përveçse është e pandershme, në këtë rast, përbën edhe shkelje të rëndë të konfliktit të interesit nga kryetari i Komunës së Prishtinës, i cili është edhe vetë anëtarë bordi në festivalin ‘Sunny Hill’. Pavarësisht se ai mund të deklaroj tani ndryshe, ka deklarata publike dhe gjithashtu edhe ueb faqja e OJQ-së ku janë derdhur këto mjete e ka vërtetuar këtë”, është thënë në komunikatën e Lëvizjes Vetëvendosje.

Biletat për koncertin e “Sunny Hill” janë shitur në treg me vlerë prej 35 euro deri në 75 euro.

Artisti Action Bronson ishte arrestuar nga Policia e Kosovës me dyshimin se ka përdorur mariuanë gjatë performancës së tij në këtë festival.

Të hetohet kryetari që i shpërndan dhurata vetes dhe shokëve Sot, aktivistë të Qendrës së Prishtinës dorëzuan në…

Gepostet von Lëvizja Vetëvendosje – Qendra e Prishtinës am Freitag, 28. Dezember 2018

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka përmendur dy drejtuesit…