Vetëvendosje kërcënon LDK-në me zgjedhje, publikon një sondazh

20 dhjetor 2019 | 18:27

Lëvizja Vetëvendosje (LV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) që nga 6 tetori janë duke bërë përpjekje për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje, por ende nuk ka diçka konkrete përpos dakordimeve për programin qeverisës.

Këto dy parti janë pajtuar edhe për postet ministrore, por LDK-ja është duke insistuar që pjesë e marrëveshjes me LV-në të jetë edhe posti i presidentit, i cili do të jetë i lirë në pranverën e vitit 2021, raporton “Epoka e re”.

Me këtë kusht të LDK-së nuk është duke u pajtuar Vetëvendosje edhe pas disa takimeve në mes të Albin Kurtit dhe Isa Mustafës.

Një takim në mes të Kurtit dhe Mustafës është mbajtur të premten, por pa ndonjë rezultat. Pas këtij takimi, zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje në rrjetet sociale kanë publikuar një sondazh, sipas të cilit nëse shkohet në zgjedhje, partia e Albin Kurtit do të fitonte zgjedhjet me rreth 43 për qind të votave.

Nënkryetari i Vetëvendosjes, Besnik Bislimi dhe anëtarja e Kryesisë, Albulena Haxhiu, kanë publikuar në “Facebook” rezultatet e këtij sondazhi.

/Epoka e re/

Gepostet von Besnik Bislimi am Freitag, 20. Dezember 2019

Gepostet von Albulena Haxhiu am Freitag, 20. Dezember 2019

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dhjetëra persona kanë protestuar kundër vizitës së presidentit të Serbisë,…