Vetëvendosje mblodhi 300 mijë nënshkrime për zgjedhje të reja

26 qershor 2020 | 17:12

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka thënë se dorëheqja e qeverisë Hoti është e domosdoshme.

Sipas tij kjo qeveri përbën rrezik për interesin nacional dhe shtetëror në situatën e krijuar.

Më tutje, ai ka bërë me dije se tashmë kjo lëvizje ka mbledhur 300 mijë nënshkrime për zgjedhje të reja, raporton “Epoka e re”.

Dorëheqja e kësaj qeverie ilegale është e domosdoshme dhe urgjentisht duhet bërë sepse përbën rrezik për interesin nacional dhe shtetëror në situatën e krijuar. Ka mese 300 mijë nënshkrime për zgjedhje të reja dhe qytetarët e kanë shprehur qartë përcaktimin e tyre. Askush nuk mund të ndalë sovranin. Pazaret për president janë jetëshkurtra sikur se edhe jeta e pazarit për qeverinë Koti. Ky popull dhe ky shtet nuk duron pazare nga njerëzit që as nuk janë te votuar e as nuk kanë fije kredibiliteti”, ka shkruar Abazi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Dorëheqja e kësaj qeverie ilegale është e domosdoshme dhe urgjentisht duhet bërë sepse përbën rrezik për interesin…

Publiée par Haki Abazi sur Vendredi 26 juin 2020

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot ka filluar konservimi i shtëpisë ku u krye masakra…