Vetëvendosje: Thaçi po e mban peng KQZ-në

04 prill 12:36

Përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje kanë mbajtur konferencë për medie në të cilën kanë folur për zvarritjen e procesit të emërimit të anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) nga presidenti Hashim Thaçi.

Anëtari i Kryesisë së kësaj lëvizje, njëherësh deputet, Sami Kurteshi, ka folur për mënyrën se si presidenti Thaçi po tenton në çdo mundësi ta privatizojë secilin institucion të vendit.

“Kjo është ikje nga detyrimet me qëllim për të ikur apo tërhequr vëmendjen nga problemet reale. Thaçi ka një synim të vetëm, privatizimin e shtetit, duke kapur çdo institucion, edhe ato të pavarura”, ka thënë Kurteshi.

Ndërsa anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Adnan Rrustemi, ka thënë se presidenti Thaçi është duke e zvarritur qëllimisht procesin e emërimit të anëtarëve të KQZ-së.

“Ky proces po zvarritet qëllimshëm nga presidenti Thaçi dhe kjo pashmangshëm ndërlidhet edhe me faktin, por jo vetëm, se në bazë të rezultatit të zgjedhjeve të 11 qershorit, PDK-së nuk do t’i takojnë dy anëtarë siç ishin deri më tani, por vetëm një”, ka thënë Rrustemi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka pritur sot në takim…