Vetteli mund të zë vendin e Strollit

27 shkurt 2023 | 12:18

Piloti gjerman Sebastian Vettel mund të zbresë këtë fundjavë në pistë në garën e parë sezonale të Formula 1 që zhvillohet në Bahrein.

Katër herë kampioni i botës mund të zërë vendin e kanadezit Lance Stroll te skuadra e Aston Martin, i dëmtuar një javë më parë teksa shëtiste me biçikletë. Stroll nuk mori pjesë në testet dimërore të zhvilluara javën e kaluar në Bahrein dhe prania e tij në garën hapëse të botërorit është në dilemë.

Për pasojë, skuadra e Aston Martin mund të kërkojë sërish ndihmën e Vettelit, që e ka pilotuar këtë makinë deri sezonin e kaluar para se të tërhiqej nga garat. Makina Aston Martin ka deklaruar se sot ose nesër do të bëjë publike vendimin në lidhje me Lance Stoll, por fakti që përmendet emri i Vettel është mjaft i rëndësishëm. Piloti tjetër i Aston Martin është sërish një kampion bote, Fernando Alonso, ndaj në start mund të kemi një dyshe kampionësh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rritja e komunikimit dhe bashkëpunimit në mes të Dhomës së…