Vigjilenca e policisë, ia gjen drogën e fshehur në gojë të burgosurit në Prishtinë

11 qershor 2021 | 16:54

Të premten rreth orës 15:00 në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, zyrtarët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda kësaj qendre.

Gjatë pranimit të një të burgosuri, të njëjtit i është gjetur sasi e dyshuar narkotike, të cilën e kishte fshehur brenda gojës.

Lidhur me rastin janë njoftuar Policia e Kosovës dhe janë iniciuar procedurat tjera sipas rregullores.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë me dije se mbetet i përkushtuar në luftimin kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe asnjëherë nuk do të qëndroj duarkryq përballë këtyre dukurive negative të cilat rrezikojnë rendin dhe sigurinë e saj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-futbollisti i Gjilanit, Ardit Hila është përforcimi me i ri…