Viktimat e aksidentit në Shirokë të Suharekës janë 20 dhe 31-vjeçar nga Prizreni

28 prill 2024 | 20:34

Një aksident mes një motoçiklete dhe një veture ka ndodhur në Shirokë të Suharekës ku si pasojë kanë vdekur dy persona.

Personat e vdekur janë nga Komuna e Prizrenit.

Vesel Gashi nga policia e Prizrenit ka bërë të ditur se njëri nga ta është 31 dhe tjetri 20-vjeçar.

“P.G viti lindjes 2004 dhe B.H viti i lindjes 1993”, ka bërë të ditur Gashi.

Në aksident kanë qenë të përfshirë një motoçikletë dhe një veturë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dhënë parashikimin e motit për…