Visar Duriqi: Nuk kam dyshime ndaj askujt për sulmin

25 shkurt 2021 | 15:19

Visar Duriqi, gazetar i portalit online Insajderi, është sulmuar fizikisht në orët e vona të së mërkurës, nga tre persona të panjohur, dhe për pasojë i janë thyer dhëmbët dhe hunda.

Vetë Duriqi ka thënë për Radion Evropa e Lirë se nuk dyshon te askush për kryerje të sulmit, pasi sipas tij, me emisionin “In Doks” ka prekur çështje të ndryshme “të interesit si ato me korrupsion, krim të organizuar, grupe fetare e tjera”.

Ai ka thënë se personat, që e kanë sulmuar, kanë qenë të maskuar dhe me kapela.

“Më kanë tërhequr në një skaj ku nuk ka kamera, vend ku është e vështirë të shihet diçka nga kamerat. Kjo nënkupton se ata e kanë njohur vendi ku duan ta kryejnë sulmin shumë më mirë, e kanë ditur saktë ku nuk ka kamera”, ka deklaruar ai.

Ai ka folur edhe për pasojat e sulmit.

“Sipas incizimeve që i kam bërë i kam së paku katër dhëmbë të thyer, hundën, dhe kam lëndime të tjera, lëndime kryesisht në shpinë dhe te pjesa e epërme e trupit”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT, Mustafë Hasani, dhe drejtori i kompanisë…