Viti shkollor përfundon më 2 korrik

11 qershor 2021 | 14:02

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka bërë me dije sot se viti shkollor do të përfundojë më 2 korrik.

“Udhëzimi administrativ që është në fuqi e ka paraparë përfundimin më 10 qershor por për shkak të pushimit pranveror dhe vendimin që kemi marrë për organizimin e pushimit veror është zgjatur mësimi deri më 8 korrik. Përkundër kësaj, nga raportimet nga komunat dhe disa ditë janë zëvendësuar të shtunave dhe mësimi do të zgjatë deri më 2 korrik”, ka thënë ministrja Nagavci gjatë një konference për media sot.

Nagavci: Mësimi vazhdon sipas skenarëve e rekomandimeve të IKShPK-së

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Peja do të jetë lokacioni i ardhshëm që do të…