Vitia viziton QKMF-në në Deçan: Fluksi i qytetarëve që kërkojnë shërbim ka rënë, situata është nën kontroll

15 korrik 2021 | 12:57

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, bashkë me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, kanë vizituar sot Komunën e Deçanit, konkretisht Qendrën e Mjekësisë Familjare (QKMF) në këtë komunë.

Me këtë rast, ministri Vitia ka deklaruar se është i lumtur që nga informatat që ka marrë nga drejtori i QKMF-së , por edhe nga stafi se fluksi i qytetarëve që kërkojnë shërbim mjekësor ka rënë dhe se situata është nën kontroll.

“Në anën tjetër ,ne si Ministri e Shëndetësisë qëndrojmë pranë edhe drejtorit edhe qytetarëve të Deçanit edhe stafit shëndetësorë këtu qoftë me nevoja të cilat i kanë qytetarët dhe personeli këtu,qoftë edhe me problemin sa i përket aspektit human. Pata kënaqësinë të shoh një ekip të përkushtuar shëndetësorë që i falënderoj për angazhimin e këtyre ditëve në shërbim të qytetarëve”, ka thënë ministri Vitia.

Më tutje, Vitia ka thënë se janë duke pritur edhe një pjesë tjetër e mostrave të analizave, në mënyrë që të dihet saktësisht se çfarë ka ndodhur me helmimin e qytetarëve.

“Ashtu siç kemi thënë edhe dje një pjesë e rezultateve ka dalë dhe një pjesë tjetër po pritet sepse për disa rezultate mbetet ende. Një pjesë tjetër do të dërgohen jashtë vendit për analiza në momentin që do ti kemi gati ne do ti informojmë të gjithë qytetarët në veçanti ata të Deçanit dhe për të sanuar të gjithë dëmin eventual të mund të jetë”, është shprehur Vitia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha,…