Vjosa Osmani shpalos pjesë të programit të saj, premton 100 euro për fëmijët

12 shtator 2019 | 11:54

Kandidatja për kryeministre nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani, ka shpalosur programin qeverisës në rast se do t’i fitojë zgjedhjet e 6 tetorit.

Ajo ka thënë se brenda këtij programi janë pesë shtylla kryesore. “Ne e kemi një program të cilin e kemi punuar bashkë me ekspertët për dy vitet e fundit. Janë rreth 200 faqe. Ne kemi vendosur ta bëjmë më të shkurtër që të jetë e kuptueshme për secilin. Besoj brenda 2-3 ditëve të jetë i qasshëm edhe më i shkurt, por edhe ai më i gjatë”.

“5 shtyllat themelore në programin tonë. Janë 50 prioritete. 1 Qeverisja dhe sundimi i ligjit, kjo është parakusht i gjithçkaje që vjen. 2 familja, për shkak se ka sfida të jashtëzakonshme, kemi program konkret për këtë. 3 është zhvillimi, pjesa e punësimit, 4 arsimi dhe shëndetësia dhe 5 partneriteti ndërkombëtar”, ka thënë Osmani gjatë bisedës në “Talk the Talk”.

Më tutje, Osmani ka folur më gjatë për shtyllën e dytë që ishte familje, duke thënë se ka një program të veçantë për shkak se viti i parë i rritjes së një foshnje, është shumë i kushtueshëm.

“Secili që ka fëmijë të vegjël, viti i parë i rritjes së foshnjave kushton shumë. Kemi paraparë që shteti të ndihmojë familje me një kosto që nuk do të jetë e madhe, por do të ketë impakt të madh. 100 euro në muaj për fëmijë. Janë afër 20 mijë lindje në vit dhe kjo është paraparë për familjet që kanë pagë më të vogël se 1000 euro në muaj”.

“Kemi parë shembuj të Evropës dhe secila familje që ka të ardhura mujore më pak se 1000 merr 100 euro për shpenzimet e foshnjës deri në moshën njëvjeçare që i bie 18 deri 20 milionë në vit. Më pas, pushimin prindëror, babait të fëmijës – pushimi duhet të ndryshohet. Të ndryshohet ligji”, është shprehur Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një intervistë të dhënë për mediet zvicerane Roger Federer…