Vlora Çitaku risjell foton me Fatos Geci: PDK-ja partia e vetme që kurrë nuk u viktimizua, as kur u sulmua verbalisht e fizikisht

14 maj 2026 | 20:56

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku ishte ofenduar nga deputeti i GUXO, Fatos Geci, i cili më pas shkoi për t’i kërkuar falje, por kishte gjetur injorimin e Çitakut.

Ndërsa sot në Skenderaj pati një incident në mes të kryetarit të Skenderajt Sami Lushtaku dhe kryetarit të degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj, Hysni Mehani.

Çitaku risjelli foton e Gecit drejtuar saj, duke thënë se PDK-ja është partia e vetme e cila nuk është viktimizuar asnjëherë.

“Është vetëm një parti në Kosovë që kurrë nuk është viktimizu. As kur është sulmu verbalisht, politikisht e fizikisht. Nuk është fsheh pas rolit të viktimës, por ka qëndru përballë sfidave, sulmeve e padrejtësive, me kokën lart. Tanë jetën”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP), Zyra e Kryeprokurorit të…