Vota për kuvende komunale, LV-ja, LDK-ja dhe PDK-ja nga 22 për qind

18 tetor 2021 | 11:43

Gara për kuvendet komunale në nivel vendi mes tri partive kryesore, Lëvizjes Vetëvendosje (LV), Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (LDK) është tejet i ngushtë.

LV-ja ka 22.54 për qind, LDK-ja 22.51 për qind  dhe PDK-ja  22.05 për qind të votave.

Pas tyre radhiten AAK -ja me 11.9 për qind të votave, Lista Serbe me 7.6 për qind, Nisma me 2.5 për qind, AKR-ja me 1.2 për qind dhe subjektet tjera me 9.7 për qind.

Qytetarët e 21 komunave duhet t’iu drejtohen përsëri kutive të votimit pasi që dështuan që t’i zgjedhin prijësit e tyre këto palë zgjedhje të mbajtura më 17 tetor.

Ndërsa 17 komuna të tjera çështjen e kryetarit të komunës e përfunduan sot.

Fituesja e këtij rundi të zgjedhjeve është Lista Serbe, e cila fitoi nëntë komuna nga 10 sa garonte. E dyta është Partia Demokratike e Kosovës e cila në këto zgjedhje fitoi pa balotazh në Skenderaj, Mitrovicë, Ferizaj e në Han të Elezit.

E treta është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e cila ka fituar në Pejë e Lipjan, ndërsa po aq komuna sa LDK-ja ka edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e cila arriti ta mbajë pushtetin në Suharekë e Deçan.

Kurse fituesja e zgjedhjeve nacionale të 14 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje nuk ka arritur që ta mbajë asnjë komunë në të cilën ajo qeveriste.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xhevdet Dervishaj nga Nasheci i Prizrenit, shpall të pavlefshme Diplomën…