Vrasja e policit në veri, deklarohet kryeprokurori Blerim Isufaj

24 shtator 2023 | 11:55

Policia e Kosovës është gjuajtur me arsenal armësh (granata dore e zollë) në fshatin Banjskë, ku për pasojë është vrarë rreshteri Afrim Bunjaku dhe ka mbetur i plagosur polici i njësisë kufitare, Alban Rashiti.

Policia e Kosovës ka konfirmuar edhe për lëndimin e një tjetër pjesëtari të saj aty.

Lidhur me tensionet që ndodhën në hyrje të fshatit Banjskë, kryeministri Albin Kurti, ka njoftuar për mbajtjen e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë të Republikës së Kosovës.

Për sulmin që ka ndodhur në veri, “Express” ka kontaktuar kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, i cili është zotuar se krejt çfarë është e nevojshme për këtë situatë do ta bëjë prokuroria.

“Krejt çka është e nevojshme ne si prokurori do ta bëjmë”, ka thënë Isufaj shkurt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar sërish rreth vrasjes…