‘Vreshtarët’ sot përballen me Ibër Rozhazajan në Ligën Ballkanike

30 tetor 2019 | 14:49

KB Rahoveci sot (e mërkurë) do të ketë ndeshjen e parë në shtëpi në Ligën Ballkanike, ku do të përballet me skuadrën Ibër Rozhazaja. Ndeshja zhvillohet nga ora 18:00.

Rahoveci së fundi ka ndërruar edhe trajnerin, ku u largua Neven Plantak dhe drejtimin e skuadrës e ka marrë Marjan Ilieski, i cili ka përvojë në BIBL. “Vreshtarët” në ndeshjen e parë pësuan nga Peja, derisa Ibër Rozhaja mundi Vllazninë e Shkodrës.

Këtë edicion marrin pjesë pesë skuadra në BIBL, ku katër kualifikohen në gjysmëfinale.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka ndërruar jetë në moshën 77-vjeçare aktori dhe komediani i…