Vritet me plumb në kokë kampioni i tetëfisht i botës në Jiu Jitsu

08 gusht 2022 | 08:59

Është vrarë me plumb në kokë kampioni i tetëfisht në sportin e Jiu Jitsus, Leandro Lo.

Raportohet se ai u qëllua me armë zjarri nga një person me të cilin kishte debatuar gjatë një feste në Sao Paolo.

Njoftimi u bë nga Konfederata Braziliane e Sporteve Jiu-Jitsu (CBJJE).

Sipas raportimit të mediave vrasja ka ndodhur në orët e para të kësaj të diele, në zonën jugore të Sao Paulos, ku sportisti kishte shkuar me miqtë për të shijuar një prezantimin e një grupi muzikor të njohur në një festë.

Dëshmitarët bëjnë me dije se luftëtari debatoi për arsye ende të paqarta me një burrë, në dukje i dehur, dhe e imobilizoi atë me një lëvizje tipike krahu të arteve marciale në përpjekje për ta qetësuar.

Por, pasi e la të lirë, personi në fjalë nxori një armë dhe qëlloi kampionin e botës në kokë.

Pavarësisht se u dërgua menjëherë në spital, nuk mundi të mbijetonte.

I dyshuari i cili u arratis pas krimit, është identifikuar dhe është shpallur në kërkim.

Leandro Pereira do Nascimento Lo, 33 vjeç, ishte tetë herë kampion bote në jiu-jitsu në pesë kategori të ndryshme dhe fitoi pesë tituj të Kupës së Botës në këtë sport, si dhe tetë tituj panamerikanë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, bëri…