Vuçiq: Pas heqjes së taksës do të ketë presion të jashtëzakonshëm ndaj Serbisë, për njohjen e Kosovës

26 shkurt 22:58

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë sot se pas heqjes së takës nga Kosova, ai pret një presion të jashtëzakonshëm ndaj Serbisë dhe se është çështje kohe përpara se nga Serbia do të kërkohet që de facto ose de jure ta njohë Kosovën – me qëllimin për ta anëtarësuar (Kosovën) në OKB.

“Qëllimi i tyre është ta anëtarësojnë Kosovën në Kombet e Bashkuara dhe kjo është thelbi i gjithçkaje. Kjo është ajo që duhet të presim. Çështja është se kur do të ndodhë, nëse në tre muaj, gjashtë muaj, apo një vit”, citohet të ketë thënë ai për televizionin O2.

Ndërsa i pyetur për zëvendësimin e taksës me reciprocitet, Vuçiq ka thënë se së pari duhet të presë dhe të shohë se çfarë do të vendosë Prishtina për taksën dhe nëse do të kërkojë reciprocitet, por që nuk do të ketë dyshim se do të ketë presion mbi Serbinë.

Presidenti i Serbisë është pyetur edhe rreth asaj çfarë do të nënkuptonte Plani Ahtisari plus dhe se nëse do të pyeste popullin (në Serbi) rreth kësaj, Vuçiq është përgjigjur duke thënë se populli gjithsesi që do të pyetet, por para kësaj ai do të thotë se çfarë mendon rreth kësaj.

“Ata do të japin më shumë (sesa plani i Ahtisaarit), por do të kërkojnë njohje de fakto ose de juro të Kosovës nga Serbia. Qëllimi është futja e Kosovës në OKB”, ka përsëritur Vuçiq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Programacionit në RTV Dukagjini, Arben Ahmeti thotë se…