Vuçiqi: Flasim, vetëm jo për njohjen e Kosovës dhe anëtarësimin e saj në OKB

28 shkurt 2023 | 22:01

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nga televizioni publik serb, RTS, është duke iu drejtuar qytetarëve ai lidhur me bisedimet në Bruksel me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Ai ka theksuar se bisedimet do të vijojnë më tutje për tema të ndryshme, përveç dy.

“Nuk jemi pajtuar, biseduam, por që do të ketë më tepër bisedime. Por nuk flasim për njohjen e Kosovës apo hyrjen e saj në Organizatën e Kombeve të Bashkuara”, është shprehur Vuçiq.

“Unë e kam thënë të vërtetën çdo herë. Nuk jemi sjellë vërdallë dhe sipas tekstit të BE-së, plani është një ide e Makronit dhe Scholzit. Ata e vendosën atë në letër dhe nuk  pyetëm më tepër. S’kishte mundësi për të negociuar. Ata thanë lëreni ose merreni”.

Edhe Vuçiq e ka thënë se nëse plani nuk do të pranohej do të kishte pasoja për palën që e bën këtë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prishtina ka triumfuar ndaj Flamurtarit në xhiron e nëntë të…