Vuçiqi: Kurti më 10 maj e pranon dhe e dërgon statutin e Asociacionit në Kushtetuese

15 prill 2024 | 11:35

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, duke folur sërish për anëtarësimin eventual të Kosovës në Këshillin e Evropës, ka thënë se ky proces “falë avokimin francez…mund të shtyhet” teksa edhe ka ripërsëritur atë që tha një ditë më parë se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do ta dërgojë më 10 maj draft-statutin e Asociacionit të komunave të banuara me shumicë serbe për rishikim kushtetues në Gjykatën Kushtetuese.

Aleksandër Vuçiq ka thënë se beteja e Serbisë në kundërshtimin e anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës (KE) do të bëhet në mes të majit.

Ndërsa për nesër (e martë) në Asamblenë Parlamentare, Vuçiqi ka thënë se Kosova do t’i merr votat për të ecur më tej.

“Prishtina tani ka dalë me një truk të ri”, ka thënë Vuçiqi, duke shtuar se “më 10 maj (Kurti) do ta dorëzojnë draft-statutin e Asociacionin të komunave serbe për shqyrtim kushtetues në mënyrë që ata që nuk janë të sigurt për votim të mund të gjejnë një arsye për të votuar “po” sepse në atë mënyrë për të thënë se ata kanë filluar procesin”, ka thënë Vuçiq në RTS.

“Më 10 maj, ata do të thonë se do ta referojnë atë në Gjykatën Kushtetuese për një vlerësim të kushtetutshmërisë, a nuk do ta gjenin disa prej tyre arsyen e mjaftueshme të Leibniz-it në atë që të thonë se ka nisur një proces në lidhje me Asociacionin, por në fakt asgjë nuk është iniciuar dhe thonë se kjo është arsyeja që ne të votojmë Kosovën në Këshillin e Evropës. Pra, kjo është diçka që do të ndodhë”, ka thënë Vuçiqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi…