Vuçiqi në panikë: Kosova po e krijon ushtrinë dhe nuk po e heq taksën ndaj Serbisë

03 dhjetor 2018 | 22:51

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq gjatë një konference i ka dhënë dy lajme të këqija për Serbinë.

Vuçiqi ka thënë se vizita e presidentit të Francës në Serbi, Emanuel Macron është anuluar dhe se zyrtarët e institucioneve të Kosovës kanë thënë se nuk do ta heqin taksën derisa Serbia ta njohë Kosovën.

“Autoritetet shqiptare nuk duan të dëgjojnë për heqjen e tarifave, pas takimit me komisonerin Johannes Hahn ata kanë thënë se taksa do të vazhdojë derisa Serbia ta njohë Kosovën”, ka deklaruar Vuçiq, transmeton “lajmi.net”.

Lajm tjetër të keq, Vuçiqi e ka vlerësuar edhe paralajmërimin për formimin e ushtrisë së Kosovës më 14 dhjetor.

“Ata duan të formojnë një ushtri kundër Kushtetutës. Kjo është një lëvizje e papërgjegjshme e Prishtinës dhe sjellë rrezik të madh në Ballkan”, ka thënë Vuçiqi.

Më tutje, Vuçiqi ka theksuar se Serbia nuk do ta njohë Kosovën dhe se kjo nuk është mënyra më e mirë për të negociuar.

“Sa i takon krijimit të ushtrisë unë do të bisedojë me zyrtarë të Rusisë dhe Kinës dhe të shohë nëse do të mund të mbahet një seancë e Këshillit të Sigurimit për këtë çështje”, ka thënë ai.

Në fund, ai ka thënë se nuk do ta lejojë askënd që ta poshtërojë Serbinë.

Kujtojmë se gjatë vizitës së tij në Kosovë, komisoneri Johannes Hahn, ka kërkuar heqjen e taksës prej 100 për qind ndaj Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës, ndërsa nga ana tjetër, kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj deklaroi se taksa nuk do të hiqet dersia Serbia ta njoh Kosovën si shtet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka folur për vizitën e…