Vuçiqi thotë se Amerika po e mbështet fshehurazi Kosovën për taksën

19 shkurt 2019 | 18:04

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë të martën se ekziston një mbështetje e fshehtë për taksën e vendosur nga Qeveria e Kosovës për produktet serbe nga një vend evropian, por edhe nga qarqe të caktuara në Shtetet e Bashkuara nga administrata e vjetër.

Sipas medieve serbe, Vuçiqi ka thënë se ky nuk është rasti me administratën aktuale të Shteteve të Bashkuara, e cila është absolutisht kundër taksës.

“Edhe letra e nënshkruar nga (Matthew) Palmer dhe çfarë është thënë nga (Donald) Trumpi dhe (John) Boltoni në mënyrë të qartë kuptohet se ata janë kundër taksës”, ka thënë Vuçiqi, raporton “Telegrafi”.

Ndryshe taksa 100 për qind për produktet me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina ishte vendosur nga Qeveria e Kosovës më 21 nëntor 2018.

Po sipas medieve në Serbi, Vuçiqi ka folur edhe rreth zgjedhjeve të mundshme në Serbi, për të cilat ka thënë se ato janë të mundshme nëse situata lidhur me Kosovën mbetet e pandryshuar, domethënë nëse Prishtina nuk heq taksën.

“Nëse nuk ka heqje të taksës, nuk ka bisedime, është e qartë”, citohet të ketë thënë Vuçiq.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka liruar nga pozita e…