Vuçiqit i kërkohet ta shpallë okupimin, nëse Kosova bëhet me ushtri!

19 tetor 2018 | 09:13

Nëse formohet ushtria e Kosovës pasi që Kuvendi i Kosovës të mërkurën në parim ka miratuar tri projektligjet që hapin rrugën për këtë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të jetë nën presion të madh të brendshëm që autoritetet në Beograd ta shpallin okupimin e Kosovës, pasi që sipas të gjitha marrëveshjeve vetëm KFOR-i mundet të jetë në territorin e Kosovës si formacion ushtarak, ka njoftuar gazeta serbe “Novosti”, duke u thirrur në burime të afërta me kreun shtetëror. 

Këto burime kanë thënë se këtë opsion tashmë një kohët të gjatë e kanë përmendur edhe bashkëpunëtorët e Vuçiqit, si dhe disa përfaqësues të kreut ushtarak. 

Këto sugjerime, siç kanë thënë burimet e kësaj gazete, janë shtuar pas kërkesës së Amerikës në OKB që misionit të UNMIK-ut t’i hiqet mandati, që do të mundet të jetë arsye për shfuqizimin e rezolutës 1244, e cila parasheh kthimin deri në 1000 ushtarëve serbë në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu do…