Vuçiqit i vjen edhe një goditje, nuk ka çnjohje nga Maldivet. Rikonfirmohen marrëdhëniet e shkëlqyera me Kosovën

12 janar 2023 | 18:10

Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork, ambasadori Blerim Reka, ka takuar ambasadoren Thilmeeza Hussain, përfaqësuese e përhershme e Maldiveve në OKB dhe ambasadore të Maldiveve në SHBA.

“Rikonfirmim i marrëdhënieve të shkëlqyera bilaterale. Asnjë ndryshim në marrëdhëniet diplomatike, të vendosura që në vitin 2009”, ka shkruar Reka në “Facebook”.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, para disa ditësh pati thënë se nëntë vende kanë tërhequr njohjen e Kosovës, në mesin e këtyre vendeve pati përmendur edhe Maldivet.

Kështu që ky takim i ambasadores së Maldiveve në SHBA me ambasadorin Reka rikonfirmon marrëdhëniet e shkëlqyera me Kosovën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë vitit 2022 Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka…