West Hami me ofertë të majme për Brojën

08 gusht 2022 | 12:06

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja është dëshira e madhe e skuadrës së West Ham United.

Plot 38 milionë euro ofruan drejtuesit e klubit për sulmuesin shqiptar, por Chelsea dhe trajneri Tomas Tushel, duket se nuk dëshirojnë ta shesë lojtarin shqiptar. Një huazim nuk shihet aspak si mundësi, me ekspertin e transferimeve, Fabrizo Romano që tregon se trajneri gjerman është një admirues i madh i cilësive të 20-vjeçarit.

Prandaj, Tuchel dhe drejtuesit e klubit londinez, nuk dëshirojnë që ta shesin lojtarin, që ka kontratë deri në vitin 2026 me blutë. Së paku, trajneri dëshiron ta testojë Brojën deri në afatin kalimtar të janarit dhe më pas të rishikojë vendimin e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja Vetëvendosje, Dega në Prishtinë ka dorëzuar padi kundër Ndërmarrjes…