Williamsi eliminohet nga ‘Australian Open’

20 janar 2020 | 12:57

Amerikania 15-vjeçare Coco Gauff ka dëshmuar se fitorja ndaj Venus Williamsit në vitin e shkuar nuk ishte befasi, pasi ka mposhtur shtatë herë kampionen edhe një herë, për të arritur në raundin e dytë të “Australian Open”.

Gauff dëshmoi hyrjen e saj në majë të këtij sporti pasi mposhti “idhullin” e saj në raundin e parë të Wimbledonit në muajin korrik. Sikur atë kohë, ajo mposhti sërish 39-vjeçaren amerikane 7:6, 6:3. Gauff në raundin e radhës do të përballet me Sorana Cirstean nga Rumania.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim ef. Tërnava…