Willian: Chelsea refuzoi ofertën e Barcelonës

08 nëntor 2019 | 16:57

Willian, sulmuesi i Chelseat, ka zbuluar një prapaskenë të merkatos. Në një intervistë të dhënë për DAZN, braziliani ka zbuluar se është kërkuar nga Barcelona në verën e 2018-s dhe se Chelsea ka refuzuar çdo ofertë.

“E vetmja ofertë e vërtetë që kam pasur për t’u larguar nga Chelsea ka qenë ajo e Barcelonës. Më kanë kërkuar në verën e 2018-s, pas Botërorit. Por oferta u refuzua”, ka thënë Willian.

“Ai ka qenë rasti i vetëm ku më është dashur të flas me familjen time. Megjithatë, ndihemi shumë mirë këtu në Londër dhe kjo ka qenë një nga arsyet pse kam qëndruar. Nëse do të kthehesha në Brazil do të shkoja te Corinthians. Kam qenë gjithmonë një tifoz i tij dhe do të doja të luaja përsëri atje”, ka deklaruar Williani.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkrimtari austriak, Peter Handke, është vendosur sërish në qendër të…