Xavi: Jemi të zhgënjyer, tani të përqendrohemi në kampionat dhe Kupë

24 shkurt 2023 | 14:24

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez e ka quajtur zhgënjim eliminimin nga Liga e Evropës. Ai ka thënë se Barça duhet të përqendrohet në kampionat dhe Kupën e Mbretit.

“Ishte një tjetër zhgënjim për ne, me vjen keq pasi luajtëm një ndeshje të hapur. Ndjesia është se jemi më mirë se një vit më parë, por jemi përballur me rivalë të mëdhenj. E vetmja gjë pozitive është se tani do të jemi të përqendruar totalisht në kampionat dhe në Kupën e Mbretit, duhet të jemi të përqendruar në të dy kompeticionet”, ka thënë Xavi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Krerët më të lartë të shtetit kanë organizuar ceremoninë e…