Xavi: Skuadra me entuziazëm mund të rihap kampionatin ndaj Realit

20 prill 2024 | 20:44

Trajneri i Barcelonës, Xavi ka pranuar faktin se ekipi i tij nuk vjen në momentin më të mirë në këtë El Classico, por ka kërkuar nga ekipi që të bëjë më të mirën për të mposhtur Realin e Madridit.

“Nesër kemi mundësinë të rihapim La Ligën. Kjo është ndeshja më e rëndësishme e sezonit. Do të gjejmë një Real Madrid të fortë, ekip ky që është forcuar akoma më shumë pasi eliminuan skuadrën më të fortë në botë, Cityn. Sot u stërvitëm mirë, këto ditë kemi vuajtur pasojat e humbjes në Champions League. Skuadra ka të gjithë entuziazmin e botës për të luftuar për këtë kampionat. Le të kthehet në favorin tonë zhgënjimi”, deklaroi Xavi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madrid përgatit për një tjetër ndeshje të madhe. Skuadra…