Xhaferi: U përmbush ëndrra për kryeministër të parë shqiptar

28 janar 2024 | 15:17

Talat Xhaferi ka thënë se sot (e diel) përmbushet ëndrra për kryeministër të parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

Kështu ka shkruar ai në “Facebook”, pak minuta pas marrjes së mandatit si kryeministër i një qeverie teknike në Maqedoni të Veriut.

“Sot premtoj se do e përmbushim ëndrrën edhe për Republikën e Maqedonisë së Veriut të përparuar, të zhvilluar, demokratike dhe evropiane! Shtet ku të rinjtë do të duan të kthehen, ku gjenerata ime do i shohë nipërit si rriten, ndërsa më të moshuarit do të krenohen që investimi në shtetësinë ka dhënë rezultat!”, ka shkruar Xhaferi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, e…