Zgjedhja e Xhaferit si kryeministër i Maqedonisë, Abdixhiku: Le të jetë ky një inspirim për secilin shqiptar

28 janar 2024 | 15:10

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, e ka uruar Talat Xhaferin për zgjedhjen si kryeministër i parë shqiptar i Maqedonisë së Veriut.

Ai me anë të një postimi në “Facebook”, ka shkruar  se “në emër të gjithë anëtarësisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, uroj z. Talat Xhaferin për arritjen historike në zgjedhjen si Kryeministër i Maqedonisë së Veriut”.

“Le të jetë ky një inspirim për secilin shqiptar tjetër në këtë Republikë, në vazhdimin e kësaj rruge, tashmë të shtruar me plot dinjitet dhe sakrificë. Shqiptarët, si popull autokton, janë jo vetëm faktor stabiliteti në Maqedoni të Veriut, por dhe prijës të denjë në gjithë rrugëtimin euroatlantik për secilën shoqëri. Talat Xhaferi është i tillë!”, ka shkruar Abdixhiku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vosa Osmani, ka uruar Talat Xhaferin, i…