Xhaka: 50-60 % e skuadrës është me dy nënshtetësi

08 korrik 2018 | 18:50

Fitorja e Zvicrës kundër Serbisë ngjalli një debat të vjetër. Kjo ndodhi jo vetëm në shtetin zviceran, por edhe më gjerë.

Gjithë debati u krijua për shkak se dy golashënuesit e ndeshjes, Xhaka dhe Shaqiri, festuan me shqiponjë. Disa ditë më parë sekretari i përgjithshëm i Federatës Zvicerane u shpreh se nuk duhet të ketë futbollistë në kombëtare me 2 nënshtetësi. Megjithatë, Xhaka nuk ka qëndruar duarkryq dhe i është kundërpërgjigjur kësaj deklarate pasi, siç dihet, ai është me origjinë nga Kosova. “Kur po luanim në Rusi dhe ishte problemi i shqiponjës, Aleksi erdhi duke na thënë të mos shqetësohemi, pasi do ta kishim mbështetjen e tij në çdo moment, ndërsa pas eliminimit, i njëjti person thotë se lojtarët me dy nënshtetësi nuk duhet të luajnë”.

“Deklarata e tij vjen drejtpërdrejt tek unë dhe te futbollistët e tjerë si unë. Ai kishte të drejtë të thotë kështu, nëse unë apo të tjerët nuk do të jepnim maksimumin, por ne vijmë nga Rusia me vetëm një humbje”, ka deklaruar Xhaka. Por, ai sqaron edhe situatën e të tjerëve në kombëtare.

“Ne të gjithë jemi zviceranë dhe luajmë për kombëtaren e Zvicrës, pasi jemi pa dyshim mirënjohës për atë që Zvicra na ka dhënë. 50-60 % e skuadrës është me dy nënshtetësi, pasi familja ime është nga Kosova, Embolo nga Kameruni, Akanzhi nga Nigeria e Rodrigez nga Kili. Gjithashtu, edhe Petkoviçi është me dy nënshtetësi, por ne derdhim djersë dhe gjak për skuadrën kombëtare. Deklaratat e tij kanë sjellë shumë pakënaqësi dhe zhgënjim te ne”, përfundoi Xhaka

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja e Brazilit është eliminuar në çerekfinale të Kupës së…