Xhaka, drejtuesve të Arsenalit: Na duhen përforcime

22 maj 2023 | 14:59

Arsenali u dorëzua në luftën për titullin e kampionit në Angli pas humbjes nga Notinghemi, gjë e cila bëri që titulli të shkonte në duart e Manchester Cityt.

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka u ka bërë thirrje drejtuesve të klubit se nuk duhet të ndalen por duhet të vazhdojnë të ecin përpara dhe të sjellin përforcime në afatin kalimtar të verës.

“Ne kemi luajtur një sezon të mrekullueshëm, por duhet të vazhdojmë. Ne duhet të bëjmë një hap tjetër përpara sepse sezonin e ardhshëm do të jetë shumë më i vështirë. Ne e dimë këtë. Bordi dhe trajneri do të vendosin se çfarë do të ndodhë, por ne duhet të jemi gati për çdo gjë”, ka thënë Xhaka. Edhe e ardhmja e Xhakës është shumë e paqartë, pasi është raportuar se shqiptari do t’i bashkohet Bayer Leverkusenit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas takimit me një delegacion…