Xhaka: Ja pse dështoi transferimi im te Roma

20 korrik 2022 | 15:20

Granit Xhaka ka pranuar se ishte afër largimit nga Arsenali, pikërisht me destinacion Romën.

Mesfushori i Zvicrës, i intervistuar nga “ESPN”, pranoi se roli i Mikel Artetës ishte vendimtar që ai të qëndronte tek Arsenal.

“Pa të nuk do të isha më në këtë klub. Ai më ndihmoi shumë kur isha poshtë. Më mori mënjanë dhe me gjera të vogla, hap pas hapi, ai më ndihmoi edhe me tifozët. Kam pasur shumë fansa, por duhet të them që Arteta është nga më të mirët që kam pasur ndonjëherë. A isha pranë Romës? Po, kishte diçka. Sa afër? Shumë afër. Asgjë nuk u bë sepse Arteta dhe Edu, drejtori teknik, nuk më lanë të shkoi, donin të qëndroja këtu”, ka thënë Xhaka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë vizitës së tij në Iran, presidenti rus Vladimir Putin…