Xhaka tregon anën njerëzore: Nuk e harroj Julianin

21 tetor 2018 | 13:21

Granit Xhaka ka treguar se di të jetë një person që “lufton” kundër të gjithëve. Në fushën e lojës ai paraqitet si një futbollist me profil të egër, për shkak të ndërhyrjeve të ashpra dhe kartonëve, por jashtë saj ai është një person për tu marrë shembull. Kur ka qenë pjesë e Gladbahut, mesfushori ka vizituar shpesh një fëmijë që vuan nga autizmi.

Futbollisti i Arsenalit ka folur me të nëpërmjet linjës telefonike, pasi djaloshi i vogël është një tifoz personal i shqiptarit. I pranishëm në takim ishte bashkëshortja e Granitit. Në një postim të shpërndarë në “Facebook” me video, Xhaka ka shkruar shkruan: “Nuk e harroj takimin e parë me Julianin kur luaja me Gladbah. Është fëmijë fantastik, energjia që ka për jetën është mësim për të gjithë ne. Ishte kënaqësi për gruan time, Leonitën, të shihte atë. Po pres me padurim ta vizitoj shpejt. Bëhu i fortë burrë i madh”.

I won't forget the first time I met Julian, when I was playing in Gladbach. This kid is really amazing, the energy he has for life is a lesson for us all ? It was a real pleasure for my wife @leonita.x to see him recently and I can't wait to visit him soon too – stay strong big man ? @julian_prinz_2010

Gepostet von Granit Xhaka am Samstag, 20. Oktober 2018

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Si pasojë e konfliktit të armatosur midis dy komuniteteve në…