Xhavit Halitit nuk i mjaftuan 8 mijë 351 vota për t’u bërë deputet

07 nëntor 2019 | 16:58

Xhavit Haliti, i cili është një nga themeluesit e UÇK-së dhe PDK-së, nuk ka arritur të zgjidhet deputet i Kuvendit të Kosovës, edhe në legjislaturën e shtatë.

Haliti ka marrë gjithsej 8 mijë 351 vota, të cilat nuk i kanë mjaftuar për t’u zgjedhur deputet.

Në bazë të votave të marra, pra 8 mijë 351, Haliti është radhitur  i 19 nga kandidatët meshkuj të PDK-së për deputetë, ndërsa kanë kaluar 17-të prej tyre dhe 8 femra.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot në Nion është hedhur shorti për kualifikimet e Kampionatit…