Xhiroja e fundit në Liga Unike Femrat

26 mars 2024 | 12:55

Në mesjavë zhvillohet xhiroja e dhjetë në Liga Unike Femrat, që është e fundit për garat e rregullta.

Tashmë dihen skuadrat pjesëmarrëse, por dilema është se kush do të jetë në vendin e tretë, pasi Penza dhe Tirana kanë nga katër fitore e pesë humbje.

Tirana do të jetë mysafire e Prishtinës, që do të luajë në garat shtesë nga vendi i dytë, me shtatë fitore e dy humbje, kurse Penza do të ndeshet me Bashkimin, në përballjen që zhvillohet në Pejë. Ndërkohë, prizrenaset kanë nëntë fitore në nëntë ndeshje, duke qenë bindshëm në vendin e parë.

Ndeshja tjetër e kësaj xhiro është ndërmjet Partizanit dhe Flamurtarit. Tiranaset nuk do të mund të mbrojnë titullin e kampionit, pasi janë në vendin e fundit me një fitore e tetë humbje, derisa vlonjatet në vendin e pestë me dy fitore e shtatë humbje, duke mbetur jashtë “Play-off”-it.

Liga Unike Femrat – Java 10

E martë

17:00 Prishtina-Tirana
17:00 Partizani-Flamurtari

E mërkurë

17:00 Bashkimi-Penza (Pejë)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sonte do të mësohen edhe tri ekipet e fundit që…