Yjet e Kosovës e urojnë festën e Bajramit

10 prill 2024 | 12:26

Yjet e Kombëtares së Kosovës e kanë uruar festën e Fitër Bajramit përmes rrjeteve sociale.

Vedat Muriqi ishte i pari që i uroi krejt besimtarët myslimanë për këtë festë përmes llogarisë së tij në Instagram.

Më pas, të njëjtën gjë e bëri edhe Milot Rashica, shkruan “Gazeta Express”.

Ndërkohë, gjatë ditës pritet që rrugën e tyre ta ndjekin edhe Dardanët tjerë.

Edhe futbollistë të tjerë të njohura nga Kosova e Shqipëria e kanë bërë urimin e tyre për këtë festë, që i përket besimit islam.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Projektrezoluta që shpall 11 korrikun Ditë Ndërkombëtare të Kujtimit të…