Ylli i çiklizmit gabimisht ndalet nga policia

27 korrik 2018 | 10:58

Ylli i çiklizmit Christopher Froome (33) është rrëzuar gjatë etapës së 17 të Tour de France në prag të fundit në “Col du Portet”.

Ai është ngatërruar nga policia si një tifoz për shkak të xhaketës së zezë që kishte veshur për shkak të shiut. Gjatë atij incidenti, Froome është rrëzuar nga biçikleta, por nuk është dëmtuar, këtë e ka konfirmuar edhe Team Sky. “Ishte një keqkuptim, Chris është mirë”, ka thënë një zëdhënës i ekipit. Froome ka zbritur në vend të tretë pas Bagneres-de-Luchon.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Homazhet për veprimtarin e shquar të çështjes kombëtare, Adem Demaçin…