‘Ylli i javës’, Aliu: Malisheva synon daljen në Evropë

14 mars 2025 | 11:51

Federata e Futbollit të Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall, vazhdojnë të ndajnë çmimin “Ylli i javës”. Ky çmim për javën e 24-të në Albi Mall Superligë i është ndarë sulmuesit të FC Malisheva, Altin Aliu.

Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit, në përbërje të Shyqeri Salihu, Agim Xhakoli dhe Selajtin Jerliui. Ky komision vendosi që çmimi “Ylli i javës” për xhiron e njëzet e katër t’i takojë Altin Aliu, i cili shënoj tregolesh në fitore 4-1 të Malishevës në ndeshjen kundër SC Gjilani. Pasi mori këtë çmim, Aliu u shpreh i lumtur që u vlerësua më i miri i javës: “Duke e pasur parasysh që SC Gjilani ka pasur ambiciet e veta, jemi përgatitur shumë për këtë ndeshje, sepse këto tri pikë na japin stabilitet për pjesën e sipërme të tabelës. Jemi përgatitur maksimalisht dhe çdo lojtar e tregoi shpirtin luftarak, andaj edhe dolëm pozitivë në këtë ndeshje. Që nga fillimi i sezonit, Malisheva ka treguar ambiciet për dalje në Evropë dhe duke e pasur parasysh kontingjentin e lojtarëve që kemi dhe atmosferën e mirë, do ta japim maksimumin që të arrijmë objektivat e klubit dhe suksesin tonë”.

“Është një ndjenjë e mirë që të shpallem ‘Ylli i javës’ dhe shpresoj që do ta marr edhe herë të tjera, sepse kjo është një sukses i karrierës sime. Dua të falënderoj bashkëlojtarët, sepse pa kontributin e tyre, nuk do ta arrija ta fitonim këtë çmim as unë”, ka deklaruar Aliu faqen zyrtare të FFK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një grua ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti në…