Zbulohen kundërshtarët e Kosovës në basketboll për parakualifikimet e vitit 2025

02 shkurt 2022 | 20:46

Federata e Basketbollit të Kosovës ka publikuar datat kur Përfaqësuesja jonë do të rikthehet në aksion.

Sipas një njoftimi, bëhet e ditur se në këtë muaj – djelmoshat tanë do të kenë një ndeshje, derisa një tjetër e luajnë në qershor.

Më 27 shkurt, Kosova do të jetë nikoqire e Norvegjisë që fillon në ora 19:00 dhe do të jetë një takim aspak i lehtë.

Më 30 qershor, Përfaqësuesja jonë do të jetë mysafir i Danimarkës, që po ashtu luhet nga ora 19:00.

Natyrisht se djelmoshat tanë do të tentojnë të nxjerrin më të mirën nga këto dy takime që janë në kuadër të parakualifikimeve për vitin 2025.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy stuhi që goditën Evropën të shtunën, po vazhdojnë të…