Zbulohen kushtet që Mbappe ka pranuar nga PSG-ja për ta rinovuar kontratën

22 maj 2022 | 13:52

Janë zbuluar kushtet që Kylian Mbappe ka pranuar për të rinovuar kontratën me Paris Saint Germain (PSG).

Mbappe do të jetë lojtar i Parisit edhe për tri vitet e ardhshme.

Për ta bindur atë të qëndrojë në “Parc des Princes” drejtuesit e klubit dhe jo vetëm kanë bërë çdo gjë dhe në fund ia arritën.

Ishte “Goal” që ka treguar se cilat ishin kushtet që Paris Saint Germain (PSG) i kanë ofruar atij vetëm që të qëndrojë edhe më tej në ekip.

PSG-ja e ka bërë Mbappe lojtarin e tyre më të paguar pasi e ka lidhur atë me një marrëveshje të re, me 23-vjeçarin tani me një pagë më fitimprurëse sesa Lionel Messi dhe Neymar.

Francezi gjithashtu do të marrë një bonus nënshkrimi prej mbi 100 milionë euro dhe presidenti i klubit, Nasser Al-Khelaifi, i ka premtuar atij se do të ketë ndryshime si në këshill ashtu edhe në nivel skuadre.

Drejtori sportiv, Leonardo Araujo është ndër ata që do të largohen nga klubi, me Luis Campos në linjë për të zëvendësuar brazilianin pas periudhave të suksesshme në të njëjtin rol në Monaco dhe Lille.

Mbappe është siguruar për një projekt të përmirësuar sportiv, i cili nuk do të përfshijë më një obsesion për blerjen e emrave të yjeve – siç ishte rasti verën e kaluar kur Messi, Sergio Ramos, Gianluigi Donnarumma dhe Archraf Hakimi mbërritën të gjithë në ‘Parc des Princes’.

Vendimi përfundimtar i 23-vjeçarit është ndikuar gjithashtu nga presidenti francez, Emmanuel Macron, i cili kishte folur me sulmuesin në telefon disa herë gjatë muajve të fundit.

Macroni ka argumentuar se Mbappe do të ishte më mirë të qëndronte në vend, sepse ai shihet si një ikonë në Paris dhe mund të jetë në krye dhe në qendër kur Lojërat Olimpike të zhvillohen në qytet në 2024.

Ai gjithashtu ia ka kujtuar yllit të PSG-së, statusin e tij si një model për gjeneratën e ardhshme, teksa i kërkoi atij të peshonte përfitimet e vazhdimit të karrierës së tij në atdheun e tij.

Dashuria e Mbappe për klubin ishte gjithashtu një faktor kyç pasi ai ka një ambicie të zjarrtë për t’u bërë lojtari i tyre më i madh në histori dhe për të thyer rekordin e shënuar të të gjitha kohërave nga Edinson Cavani.

Francezi deri më tani ka 171 gola për parisienët, ndërsa uruguaiani ka 200 gjithsej, andaj është shumë afër të bëhet golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave.

Ylli i Parisit do të jetë lojtar i tyre të paktën deri në vitin 2025.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë dy ditëve të fundit nëpër media rozë dhe rrjete…