Zbulohet konkurenti i radhës i “Big Brother VIP 3”

07 janar 2024 | 20:50

Një tjetër konkurent i edicionit të tretë të “Big Brother VIP” është zbuluar, teksa kanë mbetur vetëm pak ditë nga nisja e këtij reality show.

Pjesë e “Big Brother VIP” do të bëhet edhe Adis Patushi, bashkëshorti i këngëtares Filloreta Raçi, e njohur si Fifi.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Adis Patushi, i cili ka publikuar ftesën në rrjetet sociale.

Në edicionin e parë të “Big Brother VIP” ishte pjesëtare Fifi, e cila është shprehur se do të shkonte sërish nëse do të kishte mundësi.

Deri më tani është zbuluar se pjesëmarrës do të jenë Graciano Tagani, Endrik Beba, Alfio Rrotani, këngëtari La Fazani (Arbër Salihu), reperi Bardhi, aktori Olsi Bylyku, koreografi Albi Nako, aktorja Cubi Metkaj, Fation Kuqari, moderatorja Ksenja Shosha, e shumë të tjerë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe deputeti i Kuvendi të Kosovës,…