Zeka: 246 kërkesa për legalizimin e armëve marrin pëlqimin e MPB-së

18 prill 2019 | 15:14

Qytetarët e Republikës së Kosovës kanë edhe dy muaj kohë që t’i legalizojnë armët e tyre.

Pas kësaj përudhe, armët e paligjshme do të konfiskohen dhe dënimi për posedimin ilegal mund të jetë me gjobë deri në 7 500 euro, ose me burgim deri në 10 vjet.

Në një konferencë për medie, zëvendësministri i Punëve të Brendshme (MPB), Izmi Zeka, i cili njëherazi është udhëheqës Komisionit për armë të vogla dhe të lehta, ka theksuar se më 3 dhjetor të vitit të shkuar ministri i Punëve të Brendshme pati nënshkruar një vendim për të hapur afatin kohor për legalizimin e armëve, i cili do të zgjaste 6 muaj, duke filluar nga 17 dhjetor 2018 për të përfunduar më 17 qershor 2019.

Ai ka thënë se kjo iniciativë ofron mundësinë që qytetarët e Kosovës t’i legalizojnë armët nga kategoritë B, C dhe D, në një periudhë amnistie për posedimin e paligjshëm të armëve.

“Në 4 muajt e fundit, 718 qytetarë e kanë shfrytëzuar këtë mundësi dhe kanë parashtruar kërkesa për legalizim, 246 kanë marrë pëlqimin nga Ministria e Punëve të Brendshme, dhe sot unë do të dorëzojë personalisht 10 pëlqime”, ka thënë zëvendësministri Zeka.

Zeka u ka bërë thirrje qytetarëve të tjerë që posedojnë një armë të paligjshme të ndjekin shembullin e tyre që kanë aplikuar.

Ndërsa, Gazmend Hoxha nga Policia e Kosovë, ka theksuar se policia vlerëson pozitivisht këtë fushatë dhe është aktive në pranimin e aplikacione të qytetarëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Blerim Mula është emëruar trajner i ri i skuadrës së…