Zeka, Lutës: Gjilanasit nuk e merituan një poshtërimin të tillë

18 dhjetor 2018 | 12:41

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme dhe zyrtari i lartë i PDK-së, Izmi Zeka, ka thënë se kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, nuk e ka bërë as hapin më të vogël për të respektuar luftën qindravjeçare dhe ShBA-në me rastin e formimit të ushtrisë.

“Absurditeti nuk ka kufij. komuna e Gjilanit në krye me Lutfi Hazirin nuk bëri as më të voglin hap për të respektuar luftën qindravjeçare pikërisht më datën 14 dhjetor kur u mur vendimi më i rëndësishëm pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, themelimi i ushtrisë. Ai me fanatizmin ballkanik nuk vendosi flamurin kombëtar apo të shtetit të Kosovës e lërë më atë të ShBA-së. Se ku mbërrin kjo dozë e politikës së dhimbshme të LDK-së flet edhe ky fakt që ndodhi më 14 dhjetor. Gjilanit nuk do t’i vjen më dita për të festuar 14 dhjetorin ditë e Ushtrisë së Kosovës. Gjilanasit nuk e merituan poshtërimin e tillë”, ka shkruar Zeka në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy partitë opozitare në Shqipëri, Partia Demokratike (PD) dhe Lëvizja…