Zeka: MPB-ja luan rol të rëndësishëm në parandalimin dhe zvogëlimin e kriminalitetit

16 nëntor 2018 | 11:54

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, mori pjesë në konferencën e nivelit të lartë për “Përputhshmërinë e Kosovës me standardet Evropiane dhe ndërkombëtare në Luftën kundër Korrupsionit dhe Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit”, e cila u mbajt në Prishtinë.

Zëvendësministri Zeka ka theksuar se vlerësimi i përmbyllur me dy raportet nga projekti i përbashkët i BE-së, Këshillit të Evropës për pajtueshmërinë e Kosovës me standardet ndërkombëtare kundër korrupsionit, pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, është rezultat i një rishikimi reciprok në bashkëpunim me institucionet relevante vendore.

“Me këtë rast dua të shpreh angazhimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të strukturave të mbikëqyrura prej saj në përpjekjet e vazhdueshme për parandalimin dhe luftimin e këtyre dukurive. Ministria e Punëve të Brendshme luan një rol të rëndësishëm në parandalimin dhe zvogëlimin e kriminalitetit dhe garantimit dhe rritjes së sigurisë për qytetarët. Ajo e ushtron misionin e saj nëpërmjet mbikëqyrjes së autoriteteve të zbatimit të ligjit, bashkërendimit të politikave në fushën e sigurisë dhe kontributit në mekanizma të caktuar të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe në bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e zbatimit të ligjit” ka deklaruar zëvendësministri Zeka.

Ndër të tjera ai ka theksuar se ka një vlerësim se MPB-ja, sa i përket pajtueshmërisë me standardet ndërkombëtare, theksohet se ka progres në nivelin e pajtueshmërisë me kriteret teknike përfshirë përgjegjësitë e autoriteteve të zbatimit të ligjit.

Nga ana tjetër, ai ka shtuar se për mangësitë dhe nevojat e identifikuara, MPB-ja do të mbetet e angazhuar të marrë masa dhe adresojë rekomandimet e bëra duke vendosur prioritete.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prishtinës i ka takuar derbi i madh i javës së…