Zekë Jasiqi lajmërohet nga Gjermania: Jam i pafajshëm, shumë shpejt do të jem në Kosovë

20 maj 2019 | 22:18

Emri i Zekë Jasiqit, i cili posedon biznes në Kosovë është përfolur të hënën si një nga personat e ndjekur nga policia për marrje me fajde dhe lidhje me grupe kriminale.

Por Zekë Jasiqi në një deklaratë për media ka treguar se ndodhet në Gjermani, dhe ka theksuar se është i pafajshëm për çfarë është raportuar për të.

“Po me vjen keq që për momentin gjendem në Gjermani e nuk jam aty por duke e ndierë veten aspak fajtor për grupin që po flitet dhe që po lakohet emri im, sepse asnjërin nga ata nuk i njoh dhe nuk më njohin. Unë nuk jam në arrati siç po flitet nga mediat, por jam në Gjermani dhe nga Kosova kam dalë nga java e kaluar. Sot kam pasur edhe një bisedë përmes telefonit me hetuesin z. F. Z., të cilit i kam treguar ku gjendem dhe shumë shpejt do të jem aty për deklaratën time”.

“Po ndihem shumë keq nga shkrimet e mediave, sepse unë nuk i përkas asnjë grupi të lartëpërmendur, dhe shumë befasus për shkrimet e hershme që njollosin emrin tim dhe të familjes sime sepse këtë nuk e lejon ndërgjegja e familjes time.

Unë, Zekë Jasiqi, asnjëherë nuk jam marrë dhe nuk i perkas këtyre grupeve.

Unë, Zekë Jasiqi, deklaroi se biznesi im në Kosovë dhe jashtë Kosove është me shifra shumë të mëdha që prekin shifra me qindra miliona”, ka thënë Zekë Jasiqi në deklaratën e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I ftuar në emisionin Open në 'Top Channel' me gazetaren…